Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të Planit Strategjik për përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025

Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të Planit Strategjik për përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022-2025

Prishtinë, 19 maj 2022 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN), i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Drita Rexhaj, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, ka mbajtur takimin e radhës.

KÇN, gjatë këtij takimi ka shqyrtuar komentet rreth Planit strategjik për përmirësimin e qasjes në drejtësi 2022-2025, efikasiteti dhe prioritizimi i lëndëve brenda sistemit gjyqësor dhe shtojcave: Plani i veprimit për efikasitetin dhe prioritizimin e lëndëve brenda sistemit gjyqësor 2022-2025 dhe Analiza e statistikave vjetore të KGJK-së – 2019, 2020 dhe 2021, me ç’rast është drejt finalizimit të këtij Plani dhe së shpejti do t’i propozohet Këshillit Gjyqësor të Kosovës për miratim.

Qëllimi i përgjithshëm i Planit është rritja e efikasitetit në zgjidhjen e rasteve me fokus të veçantë tek efikasiteti i trajtimit të rasteve të natyrës prioritare sipas ligjit, si dhe rasteve në pritje për më shumë se njëzet e katër (24) muaj, të cilat raste janë në procedurë gjyqësore dhe me të cilat përballen gjykatat e Kosovës. Po ashtu, synohet prioritizimi i veprimeve dhe rritja e efikasitetit në trajtimin e lëndëve.