KAGJ mban takim me zyrtarët e caktuar për ndërmjetësim në gjykata

KAGJ mban takim me zyrtarët e caktuar për ndërmjetësim në gjykata

Prishtinë, 18 maj 2022 – Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave (KAGJ), Fahret Vellija, së bashku me anëtarë të komisionit, në mbështetje të Programit të USAID, Drejtësia Komerciale, mbajti takim me referentë/zyrtarët e caktuar për procedurën e ndërmjetësimit në gjykatat e Republikës së Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte njoftimi i Komisionit me funksionimin e ndërmjetësimit në gjykata si dhe diskutimi lidhur me sfidat në administrimin e procesit të ndërmjetësimit nga ana e referentëve në gjykata.

Komisioni për Administrimin e Gjykatave, ri theksoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e KGJK-së drejt përmirësimit të procedurave të ndërmjetësimit, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe profesionalizmit në këtë drejtim.