Njoftim për media

Njoftim për media

Prishtinë, 12.05.2022 – Vendimi për suspendimin e Kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanović, është revokuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pasi që Këshilli e ka miratuar marrëveshjen e arritur në mes të Kryetares Stevanović dhe Panelit Hetimor, me të cilën është mbyllur çështja disiplinore.

Lidhur me masën disiplinore që është arritur sipas marrëveshjes, KGJK nuk mund të deklarohet pasi që ende nuk kanë përfunduar afatet për njoftim.