Kuvendi zgjedh dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë

Prishtinë, 11 maj 2022 – Për pozitën e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), nga radhët e gjyqtarëve nga komuniteti serb u zgjodh Nikola Kabašić, ndërsa për pozitën e një anëtari të KGJK-së nga radhët e komunitetit serb jo gjyqtarë u zgjodh Andriana Miletić.

Me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, të përzgjedhurit konsiderohen si anëtarë të KGJK-së, me mandat pesë (5) vjeçar.