Komisioni për Administrimin e Gjykatave mbështetë ndërmjetësimin

Komisioni për Administrimin e Gjykatave mbështetë ndërmjetësimin

Prishtinë, 11 maj 2022 – Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave (KAGJ), Fahret Vellija, së bashku me anëtarë të komisionit, priti në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONK), Ganimete Xhelili dhe përfaqësues të tjerë nga ONK.

Gjatë këtij takimi, fillimisht Kryetari i KAGJ, i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe i njoftoi për rastet të cilat janë referuar përmes procedurës së ndërmjetësimit, duke potencuar se jo çdo herë edhe pse rastet referohen të zgjidhen përmes kësaj procedure, arrihet pajtimi në mes të palëve. Me këtë rast, u diskutua edhe për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar procesi i ndërmjetësimit në Kosovë.

Gjithashtu, nga Kryetarja e Odës së Ndërmjetësusve të Kosovës, u kërkua që në rastet kur plotësohen kushtet ligjore, të shmangen proceset gjyqësore dhe të referohen për ndërmjetësim, si një alternativë e cila u mundëson qytetarëve zgjedhjen e konflikteve apo marrëveshjeve jashtë procesit gjyqësor.

Komisioni për Administrimin e Gjykatave, shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen e KGJK-së në zhvillimin e profesionalizmit në ndërmjetësim, me qëllim që të rritet efikasiteti i punës në këtë fushë si dhe të ofrohet qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.