Gjykata e Apelit rrit efikasitetin gjatë muajit Prill

Gjykata e Apelit rrit efikasitetin gjatë muajit Prill

Prishtinë, 04.05.2022 – Gjykata e Apelit e Kosovës, gjatë muajit Prill 2022, ka treguar një efikasitet jashtëzakonisht të lartë në zgjidhjen e lëndëve në lëmin kontestimore.

Gjatë këtij muaji, Gjykata e Apelit ka pranuar gjithsejtë pesëqind e nëntëdhjetë (590) lëndë, ndërsa ka zgjidhur 1054 lëndë, pra efikasiteti i kësaj gjykate për muajin Prill 2022 është 178.6%.