Kryesuesi Zogaj pjesë e takimit të gjashtë të Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Kryesuesi Zogaj pjesë e takimit të gjashtë të Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 27.04.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e gjashtë të Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – Projektit EUKOJUST.

Në këtë takim, u diskutua rreth zbatimit të projektit në fjalë, me ç’rast u miratua Raporti i Katërt Tremujor nga anëtarët e komitetit drejtues me të drejtë vote. Mes tjerash, u prezantua Raporti i Pestë Tremujor si dhe objektivat specifike të tij.

Kryesuesi Zogaj falënderoi projektin EUKOJUST për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme si dhe shprehi gatishmërinë e KGJK-së për bashkëpunim, me qëllim të ngritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.