Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësues nga Fondacioni Millennium Kosova

Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësues nga Fondacioni Millennium Kosova

Prishtinë, 26.04.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Fondacioni i Mijëvjeçarit në Kosovë (MFK) dhe Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), me qëllim të diskutimit të planifikimeve të projektit Qasje Publike në Informacionin Gjyqësor (PAJI).

Gjatë këtij takimi, u diskutuan hapat e ardhshëm të projektit PAJI, i cili do të mbështesë KGJK-në për rritjen e transparencës dhe çasjes në drejtësi, përmes përdorimit të teknologjive të informacionit dhe komunikimit.

Kryesuesi Zogaj, ri theksoi gatishmërinë e KGJK-së për bashkëpunim me MFK-në, me qëllim të realizimit të projektit dhe përmbushjes së të gjitha përgjegjësive nga ana e KGJK-së sipas përshkrimit të projektit dhe kontratës me MCC-në.