Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të Katalogut të Pozitave dhe Përshkrimit të Vendeve të Punës për të Punësuarit e Gjyqësorit

Komisioni për Çështje Normative, drejtë finalizimit të Katalogut të Pozitave dhe Përshkrimit të Vendeve të Punës për të Punësuarit e Gjyqësorit

Prishtinë, 22 prill 2022 – Komisioni për Çështje Normative (KÇN), i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Drita Rexhaj, ka mbajtur takimin e radhës.

Në këtë takim, është shqyrtuar Katalogu i pozitave dhe i Përshkrimit të Vendeve të Punës për të Punësuarit e Gjyqësorit.

Komisioni, në mbështetje të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës (Nr. 06/L – 055 të Ligjit për Gjykata (Nr. 06/L-054), Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës të Kosovës (Nr.02/2020), Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën Supreme (Nr.05/2021), Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatën e Apelit (Nr. 06/2021) dhe Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Gjykatat Themelore dhe Degët e Tyre (Nr. 07/202), ka themeluar grupin punues për hartimin e këtij katalogu.

KÇN, është duke shqyrtuar përshkrimin e vendeve të punës për tridhjetë e shtatë (37) pozita të punonjësve të administratës së gjykatave të Republikës së Kosovës, ashtu që në secilën pozitë parashihet: emri i institucionit, titulli i vendit të punës, kategoria funksionale, grada e vendit të punës, lloji i vendit të punës, Departamenti/Njësia, mënyra e raportimit, vlerësimi i performancës dhe vendndodhja përfshirë qëllimin e vendit të punës, një përshkrim të detyrave të punës, përgjegjësitë e mbikëqyrjes dhe nivelit të performancës, nivelin e përgjegjësisë financiare, aftësitë dhe shkathtësitë që kërkohen për vendin e punës, kualifikimet arsimore dhe profesionale, përvojën e punës që kërkohet për vend të punës si dhe karakteristikat e pazakonta të mjedisit të punës nëse ka.

Komisioni është drejtë finalizimit të Katalogut të Pozitave dhe Përshkrimit të Vendeve të Punës për të Punësuarit e Gjyqësorit dhe së shpejti do të i’a propozoj Këshillit Gjyqësor të Kosovës për miratim.