Zgjidhen dy gjyqtarë mbikëqyrës të degëve të gjykatave themelore

Zgjidhen dy gjyqtarë mbikëqyrës të degëve të gjykatave themelore

Prishtinë, 20 prill 2022 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e 283-të me radhë, nën udhëheqjen e Kryesuesit, Albert Zogaj, ka bërë përzgjedhjen dhe emërimin e dy (2) gjyqtarëve mbikëqyrës të gjykatave themelore.

Anëtarët shqyrtuan raportet e kandidatëve për dy (2) gjyqtar mbikëqyrës të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec dhe Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, mandati i të cilëve është pesë (5) vjeçar.

Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, zgjodhën: gjyqtarin Betim Behluli, Gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec dhe gjyqtaren Valbonë Dërvodeli, Gjyqtare Mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë.