Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 19.04.2022 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit diskutuan lidhur me raportin e vlerësimit për një (1) gjyqtar  në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, i cili ka aplikuar për ngritje në detyrë për pozitën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit.

Mes tjerash, anëtarët bënë vlerësimin e performancës së njëzet e katër (24) gjyqtarëve me mandat fillestarë, pas përfundimit të trajnimit fillestar në Akademinë e Drejtësisë.