KGJK mirëpret progresin e shënuar të Kosovës në indeksin e antikorrupsionit të publikuar nga organizata ‘Transparency International’

KGJK mirëpret progresin e shënuar të Kosovës në indeksin e antikorrupsionit të publikuar nga organizata ‘Transparency International’

Prishtinë, 26.01.2022 – Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë, tri më shumë sesa vitin e kaluar. Ky vlerësim është paraqitur në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare Transparency International. Indeksi radhitë çdo vit 180 shtete dhe territore të botës në bazë të nivelit të përceptuar të korrupsionit në sektorin publik.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK),  i gëzohet faktit që Kosova ka shënuar një progres të tillë,  duke u ngritur për 17 vende, për të cilën pa dyshim që ndikojnë edhe progreset e arritura në gjyqësor.

KGJK, vazhdon të mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për çdo iniciativë që ka për qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit në luftën kundër korrupsionit, me qëllim që Republika e Kosovës të arrijë progres edhe më shumë në raporte të tilla.

Raporti me të dhëna të detajuara gjendet në linkun në vijim: https://www.transparency.org/en/cpi/2021/index/ksv