Kryesuesi Zogaj pjesë e tryezës ‘Ndarja e Pushteteve dhe Pavarësia e Gjyqësorit’

Kryesuesi Zogaj pjesë e tryezës ‘Ndarja e Pushteteve dhe Pavarësia e Gjyqësorit’

Prishtinë, 25.01.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në tryezën e organizuar nga Projekti i Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST me temë: ‘Ndarja e Pushteteve dhe Pavarësia e Gjyqësorit’.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte prezantimi i Raportit për Ndarjen e pushteteve dhe Pavarësinë (me zgjidhje krahasuese kushtetuese, jurisprudencë përkatëse të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, struktura krahasuese të Ministrisë së Drejtësisë) si dhe diskutimi rreth sfidave të Sistemit Kombëtar Qendror të Evidencës Penale (NCCR) në Kosovë.

Kryesuesi Zogaj theksoi se komponentë e pavarësisë së gjyqësorit edhe sipas opinioneve të Këshillit konsultativ të gjyqtarëve – Strasburg, është mbështetja buxhetore e gjyqësorit për zhvillimin e kapaciteteve të mjaftueshme për drejtësi efikase.