Mbahet takimi i pestë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Mbahet takimi i pestë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 24.01.2022 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e pestë të Komitetit Drejtues të Programit të Bashkimit Evropian për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë – EUKOJUST.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth raportit tre mujor të punës si dhe planifikimi i aktiviteteve të radhës të planifikuara nga projekti.  

Kryesuesi Zogaj ri theksoi gatishmërinë e KGJK-së për bashkëpunim me projektin EUKOJUST, me qëllim të realizimit të objektivave të projektit.