Kuvendi zgjedh anëtarin e KGJK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë

Kuvendi zgjedh anëtarin e KGJK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë

Prishtinë, 21.01.2022 – Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Fahret Vellija, ka marr besimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nga radhët e komuniteteve tjera.

Me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, i përzgjedhuri konsiderohet si anëtar i KGJK-së, me mandati pesë (5) vjeçar.

Fahret Vellija është gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prizren nga viti 2017. Në vitin 2009 përfundoi Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2012 përfundoi studimet master në drejtimin civil pranë Fakultetit Juridik – Universiteti i Prishtinës. Provimin e jurisprudencës e ka kryer në vitin 2014. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ka punuar si zyrtar ligjor pranë Federatës së Sindikatave Shëndetësore të Kosovës. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në zyrë noteriale. Nga viti 2016 e deri në vitin 2017 ka ushtruar pozitën e bashkëpunëtorit profesional në Gjykatën Themelore në Prizren.