Përfundon procesi i testit kualifikues të kandidatëve për gjyqtar në gjykatat themelore

Përfundon procesi i testit kualifikues të kandidatëve për gjyqtar në gjykatat themelore

Prishtinë, 16.01.2022 – Pas përfundimit të procesit të mbajtjes së testit kualifikues, sipas kohës së rregullt, anëtarët e Komisionit për rekrutim të KGJK-së kanë përfunduar procesin e vlerësimit të testit kualifikues me shkrim, në të cilin kanë marr pjesë gjithsej katërqind e nëntëdhjetë e katër (494) kandidatë.

Edhe ky proces, po monitorohet nga anëtarët e Komisionit për rekrutim të KGJK-së dhe përfaqësues nga, Misioni për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, Programi EUKOJUST si dhe Organizatat jo Qeveritare (OJQ) që përcjellin fushën e sundimit të ligjit: IKD, GLPS.

Me këtë rast, Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj ka falënderuar të gjithë monitoruesit për punën dhe kontributin e tyre në këtë proces të rëndësishëm për gjyqësorin, me qëllim të `avancimit të mëtutjeshëm të transparencës dhe mbarëvajtjes së procesit.

Shkarko Listën e kandidatëve që kanë kaluar Testin Kualifikues

Shkarko Listën e kandidatëve që nuk e kanë kaluar Testin Kualifikues