Njoftim shtesë për kandidatët pjesmarrës në testin kualifikues për Gjyqtarë

Njoftim shtesë për kandidatët pjesmarrës në testin kualifikues për Gjyqtarë

Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, menjëhere pas publikimit të rezultateve të Testit Kualifikues për gjyqtarë të mbajtur me datë 16/01/2022, në Akademinë Policore në Vushtrri, dhe të publikuar me datë 17/01/2022, nga një pjesë e kandidatëve pjesmarrës ka pranuar shumë pyetje lidhur me mënyrën e ushtrimit të së drejtës së tyre për ankesë e që ndërlidhet me rezultatin e publikuar për kandidatët të cilët shprehin pakënaqësitë e tyre me rezultatin e publikuar në faqën zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Komisioni për Rekrutim i KGJK-së, përmes këtij njoftimi shtesë, informon të gjithë kandidatët e pakënaqur me rezultatin e publikuar, se të njëjtit mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për ankesë, bazuar në Rregullorën nr. 03/2021, për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin  e Gjyqtarëve.

Shkarko Rregullorën