Njoftohen të gjithë kandidatët e cekur në listën e bashkangjitur se kanë plotësuar kushtet themelore për t’iu nënshtruar testit kualifikues për gjyqtar.

Njoftohen të gjithë kandidatët e cekur në listën e bashkangjitur se kanë plotësuar kushtet themelore për t’iu nënshtruar testit kualifikues për gjyqtar.

Testi kualifikues do të mbahet me datën 16 janar 2022, në ora 13:00, në objektin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim në Vushtrri.

Kandidatët janë të obliguar që të paraqiten për regjistrim jo më vonë se ora 11:30.
Kandidatët janë të obliguar që të marrin me vete dokumentin personal për identifikim (letërnjoftimin ose pasaportën). Nuk do të pranohet asnjë dokument tjetër.
Kandidatëve nuk u lejohet që të kenë në posedim: asnjë lloj shënimi, ligji, materiali lexues apo material përshkrim (letër e pastër), çante dore, orë dore, letër, stilolaps, laps, fletore, dokumente, telefona, kompjuter, kamera, dëgjuese-kufje, aparat MP3 apo ndonjë pajisje tjetër elektronike të çfarëdo lloji; siç është e përcaktuar me nenin 12 të Rregullores. Shkelja e rregullave të përcaktuara sipas nenit 12 paragrafit 3 të Rregullores, nga ana e kandidatit rezulton me diskualifikimin e tij dhe shpalljen e provimit të pavlefshëm për të.
Kandidatët të cilët nuk paraqiten në orarin e sipër cekur ose paraqiten pasi që të gjithë kandidatët futen në sallën e mbajtjes së testit kualifikues, nuk do të lejohen të marrin pjesë në test.

Vërejtje: Kandidatët të cilët e kanë përfunduar provimin dhe trajnimin fillestar të organizuar nga Instituti Gjyqësor i Kosovës mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të përcaktuar me nenin 37 të kësaj Rregulloreje.

Ju njoftojmë gjithashtu se të gjithë kandidatët duhet ti zbatojnë masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19, në bazë të Vendimit nr. 02/46 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 30.11.2021.

Shkarko Listën e Kandidatëve për Gjyqtar