Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Davenport

Kryesuesi Zogaj priti në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së, Davenport

Prishtinë, 03.12.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për Kosovë, z. Michael Davenport.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për të arriturat, prioritetet, sfidat si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në mes të KGJK-së dhe OSBE-së lidhur me çështjet e sistemit gjyqësor.

Kryesuesi Zogaj, ka falënderuar Ambasadorin Davenport për përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, me ç’rast ka shprehur vullnet dhe gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në çështjet e përbashkëta.

Ndërkaq, Ambasadori Davenport ka theksuar se OSBE-ja është e gatshme të vazhdoj bashkëpunimin përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe transparencës së gjyqësorit në Kosovë.