Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 03.12.2021 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, Gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e Komisionit shqyrtuan raportet e vlerësimit për një (1) kandidat për gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe një (1) kandidat për Gjyqtar Mbikëqyrës në Degën e Gjykatës Podujevë. Po ashtu, anëtarët shqyrtuan dhe miratuan Planin Vjetor të punës të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së gjyqtarëve për vitin 2022.

Mes tjerash, në këtë takim, anëtarët diskutuan rreth përmbajtjes së Udhëzuesit për vlerësimin e performancës dhe Rregullores nr. 01/2021 për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve.