Kryesuesi Zogaj priti në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe Koordinatorin e Projekteve të Drejtësisë të CEPEJ për Kosovë dhe Shqipëri

Kryesuesi Zogaj priti në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë dhe Koordinatorin e Projekteve të Drejtësisë të CEPEJ për Kosovë dhe Shqipëri

Prishtinë, 26.11.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj ka pritur në takim Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Frank Power si dhe Koordinatorin e Projekteve të Drejtësisë të Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ) për Kosovë dhe Shqipëri në selinë e Këshillit të Evropës në Strasburg z. Roland Gjoni.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth aktiviteteve të projektit që ndërlidhen me efikasitetin dhe cilësinë e gjykatave si dhe vazhdimi i bashkëpunimit me KGJK-në rreth çështjeve që mbulon Projekti për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (KoSEJ).

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK-së, falënderoi z.Power dhe z.Gjoni për bashkëpunimin e deritanishëm si dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar këtë bashkëpunim në aktivitetet e radhës të planifikuara.