Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuara familje Rexhepi,
E nderuar Kryetare e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, znj. Ljiljana Stevanovic,
Të nderuar gjyqtar dhe punonjës mbështetës,

Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe njëheritë punonjësit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, z. Shukri Rexhepi.

Në emrin tim personal dhe të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.

Me respekt,
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Albert Zogaj