Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetaren e Gjykatës Themelore në Mitrovicë

Prishtinë, 09.11.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Kryetaren e porsazgjedhur të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, znj. Ljiljana Stevanovic.

Fillimisht, Kryesuesi Zogaj uroi Kryetaren Stevanovic për detyrën e re duke i uruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me organizimin e punëve në këtë gjykatë, me ç’rast Kryesuesi Zogaj kërkoi nga Kryetarja Stevanovic bashkëpunim me KGJK-në dhe angazhim me qëllim të rritjes së efikasitetit si dhe llogaridhënies në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.