Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj priti në takim gjyqtarë të fushës civile nga të gjitha nivelet

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj priti në takim gjyqtarë të fushës civile nga të gjitha nivelet

Prishtinë, 22.10.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim gjyqtarë të fushës civile të gjykatave themelore, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme.

Në këtë takim, u diskutua rreth nevojës emergjente të praktikave gjyqësore, adresimit të çështjeve civile në procedura më efikase dhe për dinamikën e shtuar të këtyre proceseve për të ardhmen.

Në vijim të takimit, u diskutua për hartimin e strategjisë për zvogëlimin e lëndëve të vjetra dhe format e standardizuara të vendimeve procedurale që do të vendoset për themelimin e grupit punues në mbledhjen e radhës të KGJK-së.

Mes tjerash, u diskutuan të gjeturat e Dokumentit të Punës së Stafit të Komisionit – Raporti i Kosovës 2021, me theks të veçantë të gjeturat për çështjet civile.

Kryesuesi i KGJK-së, shprehi gatishmëri për mbështetjen e gjyqtarëve të fushës civile dhe përmbushjen e nevojave në punën e tyre të përditshme si dhe kërkoi angazhim më të madh me qëllim të ngritjes së efikasitetit si dhe llogaridhënies në të gjitha gjykatat e Kosovës.