Kryesuesi Zogaj priti në takim Gjyqtarin Mbikëqyrës Agron Maxhuni

Kryesuesi Zogaj priti në takim Gjyqtarin Mbikëqyrës Agron Maxhuni

Prishtinë, 21.10.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Gjyqtarin Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Dega në Vushtrri, Agron Maxhuni.

Në këtë takim, u diskutua rreth çështjeve që lidhen me organizimin e punëve në Degën në Vushtrri, me ç’rast Kryesuesi Zogaj, në emër të KGjK-së, i uroi suksese gjyqtarit Maxhuni në mandatin e tij pesë (5) vjeçar si gjyqtar mbikëqyrës dhe kërkoi angazhim në rritjen e efikasitetin të punës në mënyrë që llogaridhënia dhe transparenca e gjykatës të jenë në nivel sa më të lartë.