Kryetari Peci dhe Kryesuesi Zogaj diskutojnë rreth zhvillimit të sistemit gjyqësor të Kosovës

Kryetari Peci dhe Kryesuesi Zogaj diskutojnë rreth zhvillimit të sistemit gjyqësor të Kosovës

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj mbajtën një bashkëbisedim me profesor dhe student të Universitetit të Ankansas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me temën: “Shtet-ndërtimi dhe zhvillimi i sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës”.

Gjatë diskutimit, u shpjeguan zhvillimet historike, ndërtimi, sfidat dhe avancimi i sistemit gjyqësor përfshirë përparësitë dhe krahasimet me sistemet e drejtësisë në rajon dhe më gjerë.

Kryetari Peci dhe Kryesuesi Zogaj falënderuan pjesëmarrësit në diskutim me theks të veçantë profesorin Gingerich dhe moderatorin e diskutimit John Ferry, të cilët edhe në mënyrë të drejtpërdrejt kanë kontribuar në avancimin e gjyqësorit në Kosovë.

Me një fjalë rasti, pjesëmarrësve i’u drejtua edhe Kryetari i Gjykatës Supreme të Ankansas, John Dan Kemp.