Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 13.10.2021 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, Gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës.

Gjatë këtij takimi, u shqyrtuan raportet e vlerësimit të performancës për gjyqtarët me mandat fillestarë që nuk kanë parashtruar kundërshtime dhe shqyrtimi i kundërshtimeve të parashtruara ndaj raporteve të vlerësimit nga gjyqtarët me mandat fillestarë.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit shqyrtuan raportet e vlerësimit për gjyqtarët të cilët kanë aplikuar për pozitën e Kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe pozitën e Gjyqtarit Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore Gjilan, Dega në Novobërdë. Lidhur me këtë, u diskutuan edhe kundërshtimet e parashtruara ndaj raporteve të vlerësimit nga gjyqtarët që kanë aplikuar për pozitat e lartpërmendura.

Anëtarët e Komisionit, gjatë këtij takimi, shqyrtuan edhe ndarjen e listës së gjyqtarëve për vlerësim, të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme dhe Dhomën e Posaçme te Gjykatës Supreme si dhe ndarjen e listës së gjyqtarëve për vlerësim me mandat të përhershëm të përzgjedhur sipas metodës “Random”, për periudhën 2017-2019.