Kryesuesi i KGJK ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe gjyqtarët mbikëqyrës të gjykatave themelore të posa zgjedhur

Kryesuesi i KGJK ka pritur në takim Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe gjyqtarët mbikëqyrës të gjykatave themelore të posa zgjedhur

Prishtinë, 05.10.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka pritur sot në takim Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj si dhe gjyqtarët mbikëqyrës të posa zgjedhur të: Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë dhe Rahovec; Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Klinë, Deçan dhe Istog dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj.

Fillimisht, Kryesuesi Zogaj i uroj të pranishmit për detyrën e re duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në drejtimin e gjykatave përkatëse.

Gjatë takimit u diskutua rreth çështjeve që lidhen me organizimin e punëve në këto gjykata si dhe degët e tyre.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj ka shprehur përkrahjen e KGJK-së për të gjitha gjykatat dhe degët e tyre si dhe kërkoi një angazhim më të madh me qëllim të ngritjes së efikasitetit si dhe llogaridhënies në të gjitha gjykatat e Kosovës.