KGJK mban punëtorinë e radhës për shqyrtimin dhe draftimin e disa rregulloreve

KGJK mban punëtorinë e radhës për shqyrtimin dhe draftimin e disa rregulloreve

Prishtinë, 01.10.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, ka hapur sot punëtorinë tre ditore të KGJK-së, me qëllim të diskutimit dhe hartimit:

  • Rregullores për disiplinimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës;
  • Rregullores për kryetar të gjykatave;
  • Rregullores për administratorë;
  • Rregullores për ekspert gjyqësor;
  • Udhëzimit Administrati për përdorimin e veturave;
  • Strukturës organizative për Sekretariatin e KGjK-së, Gjykatë Supreme, Gjykatës Apelit dhe gjykatave themelore;
  • Organizmin dhe funksionimin e punës së përkthyesve në sistemin gjyqësor;

Gjatë ditëve në vijim, sipas agjendës pritet të diskutohet për:

  • Memorandumin e Mirëkuptimit me Policinë e Kosovës (PK);
  • Memorandumin e Mirëkuptimit në mes të KGjK dhe MSC;
  • Projekt propozimin  e Projektit SMIL – Faza tranzitore.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj, ka theksuar se KGJK mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me gjykatat të punojë për përmirësimin e kushteve të punës me qëllim të avancimit të sistemit gjyqësor si dhe ngritjes së transparencës dhe llogaridhënies.  

Kjo punëtori është organizuar me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë.