Kryesuesi Zogaj përkrahë shoqërinë civile

Kryesuesi Zogaj përkrahë shoqërinë civile

Prishtinë, 29.09.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti sot në takim përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të cilat kanë në fokus gjyqësorin.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth forcimit të bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe organizimi i punëtorisë së radhës në mes të KGJK-së, shoqërisë civile dhe mediave.

Kryesuesi Zogaj ka falënderuar përfaqësuesit e shoqërisë civile për punën e vazhdueshme dhe tha se KGJK vazhdon t’i merr me seriozitet të gjitha rekomandimet nga organizatat e shoqërisë civile, me ç’rast shprehu gatishmërinë nga ana e Këshillit për përkrahjen e punës dhe akvititeve të shoqërisë civile të cilat kanë për synim avancimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e llogaridhënies dhe transparencës.