Kryesuesi Zogaj ofron mbështetje për zyrtarët për informim të gjykatave

Kryesuesi Zogaj ofron mbështetje për zyrtarët për informim të gjykatave

Prishtinë, 29.09.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti sot në takim zyrtarët për informim publik të gjykatave të Kosovës.

Qëllimi i këtij takimi ishte adresimi i sfidave të punës së përditshme në kuadër të informimit të drejtë publik ndaj qytetarëve dhe mediave si dhe mundësive për përmirësimin e transparencës dhe profesionalizmit të gjykatave.

Kryesuesi Zogaj, tha se KGJK mbetet e përkushtuar në rritjen e transparencës së gjykatave dhe gjyqësorit në përgjithësi si dhe shprehu gatishmërinë për mbështetjen drejt rritjes së besimit të publikut në sistemin gjyqësor.