Gjyqtar nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit dhe gjykatat themelore, po marrin pjesë në tryezën tre (3) ditore per diskutime rreth draftit të Kodit Civil

Gjyqtar nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit dhe gjykatat themelore, po marrin pjesë në tryezën tre (3) ditore per diskutime rreth draftit të Kodit Civil

Pas takimeve të mbajtura me organizatat e shoqërisë civile, Ministria e Drejtësisë është duke mbajtur punëtorinë tre ditore me gjyqtarë të niveleve të ndryshme të gjykatave me qëllim të shqyrtimit dhe adresimit të propozimeve në draftin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës.

Gjatë ditës së parë, gjyqtarët patën mundësinë të japin komentet e tyre mbi librin e parë apo pjesën e përgjithshme të Kodit si dhe librin që rregullon dispozitat për Familjen.

Gjyqtarët komentuan mbi përvojën dhe prakticitetin e interpretimit të normave të Kodit Civil në të ardhmen. Fokusi i të gjithëve ishte mbrojtja e parimeve të përgjithshme si dhe adresimi i pengesave që kanë hasur deri tani në praktikë.

Takimi do të vazhdojë me librat e tjerë në radhë si: detyrimet, pronësia dhe trashëgimia.

Kjo punëtori u organizua me mbështetjen e OSBE-së.