Ftesë për OJQ

Ftesë për OJQ

Të nderuar,

Në emër të Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), z. Albert Zogaj, ftohen përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare që kanë në fokus gjyqësorin, për pjesëmarrje në takimin e organizuar nga KGJK me përfaqësues të shoqërisë civile.

Në këtë takim do të diskutohet mënyra dhe organizimi i bashkëpunimit për të ardhmen, si dhe do të hartohet agjenda për takimin e radhës në mes të KGJK-së dhe shoqërisë civile.

Takimi do të mbahet me datë 29 shtator (e mërkurë) nga ora 13:00 prandaj ju lutem që deri më datë 27 shtator (e hënë) në ora 16:00 ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.

Për shkak të situatës aktuale me pandemi na njoftoni nëse do të merrni pjesë fizikisht, apo përmes platformës ZOOM. Në bazë të konfirmimeve tuaja, KGJK do të ju njoftojë për mënyrën e organizimit të takimit.

Konfirmimi juaj të dërgohet në këtë e-mail: kgjk@rks-gov.net si dhe çdo pjesëmarrës i interesuar të përfshijë emrin e organizatës që do të përfaqësojë, emrin dhe kontaktin e përfaqësuesit.