Kryesuesi Zogaj priti në takim Menaxherin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”, z. Margus Sarapuu

Kryesuesi Zogaj priti në takim Menaxherin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”, z. Margus Sarapuu

Prishtinë, 23.09.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Menaxherin e projektit “Mbështetje për Proceset e Reformës së Integrimit në BE”, z.Margus Sarapuu, i cili zbatohet përmes Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Kosovës.

Në këtë takim, u diskutua rreth analizës dhe hulumtimit të qasjes në drejtësi gjatë procedurave gjyqësore si dhe zbatimit të politikave në raport me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGjK-së, falënderoi përfaqësuesit e projektit për angazhimin e tyre si dhe shprehi gatishmërinë për bashkë koordinim në realizimin e aktiviteteve të planifikuara përmes projektit, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies.