Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve ka mbajtur takimin e radhës

Prishtinë, 22.09.2021 – Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve, i udhëhequr nga kryetarja e Komisionit, Gjyqtarja Teuta Ibrahimi, ka mbajtur takimin e radhës, ku pjesë e këtij takimi ishte edhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi rreth mënyrës së kalkulimit të të dhënave statistikore të parapara në Udhëzuesin për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve e zbërthyer në shtojcën 2, pjesë integrale e Rregullores 01/2021, për vlerësimin e performancës së gjyqtarëve.

Anëtarët e Komisionit, gjatë këtij takimi shqyrtuan edhe çështje të tjera të vlerësimit të performancës.