Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësuesen nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së për zgjedhjet komunale në Kosovë 2021

Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësuesen nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së për zgjedhjet komunale në Kosovë 2021

Prishtinë, 21.09.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka pritur në takim znj. Smaranda Sandulescu, Analiste Ligjore e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE -së për zgjedhjet komunale në Kosovë 2021.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth rolit dhe përgjegjësive të KGJK-së në procesin zgjedhor përfshirë edhe zgjedhjet e ardhshme komunale, bashkëpunimit me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe mekanizmave të tjerë koordinues në procesin zgjedhor në Kosovë.

Gjatë takimit, u diskutua edhe lidhur me rastet që ndërlidhen me shkeljet e ligjit zgjedhor nga zgjedhjet e mëparshme, nevojën e reformës zgjedhore si dhe avancimin e përgjegjësive të institucioneve të pavarura.

Kryesuesi Zogaj, në emër të KGJK-së, shprehu gatishmëri për të kontribuar në këto procese zgjedhore, duke zbatuar legjislacionin në fuqi, me qëllim që zgjedhjet komunale të jenë të të drejta dhe demokratike.