Kryesuesi i KGJK-së priti në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë

Kryesuesi i KGJK-së priti në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë

Prishtinë, 13.09.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti sot në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, z. Frenk Power si dhe Menaxheren e Projektit për Forcimin e Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë në Kosovës (KoSEJ II) znj. Stephanie Lefeuvre.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth aktiviteteve të projektit të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe prioritet e KGJK-së.

Kryesuesi Zogaj ka falënderuar z. Power për mbështetjen e vazhdueshme si dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit, e që përmes prioriteteve të përbashkëta të arrihet ngritja e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës në sistemin gjyqësor.