KGJK vazhdon bashkëpunimin me INL

KGJK vazhdon bashkëpunimin me INL

Prishtinë, 13.09.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, priti sot në takim Drejtorin e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), z. Shawn Waddoups, si dhe përfaqësues të tjerë nga INL.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe koordinimi rreth fazës së implementimit të Projektit të Audio Incizimit për sallat e gjykatave, përmes të cilit do të sigurohet audio dhe video i incizimi i seancave gjyqësore në të gjitha gjykatat.

Kryesuesi Zogaj, në emër të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka falenderuar z.Waddoups për mbështetjen duke e siguruar për bashkëpunim dhe partneritet të vazhdueshëm me INL, me qëllim të implementimit të suksesshëm të projektit që do të ndikoj në ngritjen e efikasitetit të punës në sistemin gjyqësor.