Raportet statistikore të avancuara sipas indikatorëve të CEPEJ vendosen në sistemin SMIL

Raportet statistikore të avancuara sipas indikatorëve të CEPEJ vendosen në sistemin SMIL

Me datë 6 shtator 2021, në sistemin SMIL janë vendosur raportet statistikore të avancuara të cilat përfshijnë indikatorët e CEPEJ.

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe efikasitetit të punës në gjykata, Projekti SMIL në bashkëpunim me ekspertët e angazhuar nga projektet KOSEJ II dhe JSSP kanë dizajnuar raportet statistikore të avancuara në bazë të indikatorëve të CEPEJ, duke mundësuar kështu mbledhjen më efikase të të dhënave për të monitoruar më saktë përformancën e punës së gjyqtarëve si dhe gjykatave në përgjithësi.

Raportet statistikore të avancuara sipas indikatorëve të CEPEJ do të mundësojnë mbledhjen e një numri të madh të të dhënave sa i përket punës së gjykatave, respektivisht trajtimit të lëndëve në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Projekti SMIL mbetet i përkushtuar që në vazhdimësi të punojë në avancimin dhe zhvillimin e mëtejmë të raporteve statistikore të cilat gjenerohen nga sistemi SMIL, me qëllim të paraqitjes sa më të saktë të punës së gjykatave në Kosovë.