Mbahet takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Mbahet takimi i tretë i Komitetit Drejtues të Projektit EUKOJUST

Prishtinë, 26.07.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, mori pjesë në takimin e tretë të Komitetit Drejtues të Programit të Sektorit të Drejtësisë për Kosovën i Bashkimit Evropian, Projekti ‘EUKOJUST’, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë këtij takimi, u prezantua shkurtimisht raporti i dytë tremujor si dhe u diskutua rreth raportit tremujor.

Kryesuesi Zogaj shprehu përkrahjen dhe gatishmërinë e KGjK-së për bashkëpunim, me qëllim të realizimit të objektivave të projektit.