Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, z.Aleksandër Lumezi

Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryeprokurorin e Shtetit, z.Aleksandër Lumezi

Prishtinë, 23.07.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim Kryeprokurorin e Shtetit, z. Aleksandër Lumezi, Zëvendës-Kryesuesin e KPK-së, z. Veton Shabani dhe Prokurorin z.Bahri Hyseni.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth sistemit të drejtësisë në vend, koordinimit dhe intensifikimit të aktiviteteve të sistemit gjyqësor dhe prokurorial. Të pranishmit diskutuan edhe për sfidat dhe punën që po bëjnë institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.

Kryesuesi Zogaj shprehu interesimin dhe përkrahjen e tij për thellimin e bashkëpunimit me KPK-në, me qëllim të realizimit të objektivave të përbashkëta.