Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së

Kryesuesi Zogaj priti në takim përfaqësues të OSBE-së

Prishtinë, 22.07.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka pritur në takim njoftues zyrtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) me mision në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rreth përkrahjes së misionit OSBE si dhe rreth vazhdimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve për fuqizimin e efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor.

Me këtë rast, Kryesuesi Zogaj, shprehu falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të OSBE-së dhe theksoi se forcimi i marrëdhënieve me BE-në do të ndihmojë sistemin gjyqësor të Kosovës drejt standardeve evropiane.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e OSBE-së shprehën vullnet për të thelluar këtë bashkëpunim për realizimin e projekteve në fushën e sundimit të ligjit.