Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtuesin e Projektit EKOJUST

Kryesuesi Zogaj priti në takim Drejtuesin e Projektit EKOJUST

Prishtinë, 21.07.2021 – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, së bashku me Kryetarin e Gjykatës Supreme, z. Enver Peci, pritën në takim njoftues Drejtuesin e Programit të Sektorit të Drejtësisë për Kosovën – Projektit “EUKOJUST“, z. Volkmar Theobald.

Projekti në fjalë menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ka për qëllim reformimin e sistemit të drejtësisë në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth realizimit të objektivave të projektit si dhe zhvillimi i takimit të tretë të Komitetit Drejtues të Projektit, në të cilin Kryesuesi Zogaj do merr pjesë si anëtar i ri votimi i Komitetit Drejtues.

Kryesuesi Zogaj, ka falënderuar z.Theobald dhe njëkohësisht ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian  i ka dhënë sistemit gjyqësor përmes projekteve të ndryshme.

Nga ana tjetër, z.Theobald,  shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës, efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies në kuadër të sistemit gjyqësor.