Kryesuesi i KGjK-së, Zogaj, priti në takim përfaqësuesit e Programit të USAID-it

Kryesuesi  i KGjK-së, Zogaj,  priti në takim përfaqësuesit e Programit të USAID-it

Prishtinë, 16.07.2021 – Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, priti në takim përfaqësuesit e Programit të USAID-it për Drejtësi, me c’rast i ka dëshiruar sukses dhe punë të mbarë në detyrën e re.

Takimi ka qenë më shumë i natyrës informuese ku janë diskutuar përkrahjet e deritashme të programeve te USAID-it dhe bashkëpunimi i aktiviteteve në të ardhmen.
Kryesuesi Zogaj, e ka vlerësuar lartë kontributin e USAID-it si partner i rëndësishëm për fushën e sundimit të ligjit, veçmas në avancimin e parimeve ligjore që mundësojnë një qasje të drejtë dhe të barabartë të qytetarëve në të drejtat e tyre.
Për me shumë, në takim virtual nga Washington DC – SHBA është inkuadruar edhe znj. Jennifer Burdett, ushtruese e detyrës së drejtorit të Programit, ku e njëjta i ka dëshiruar Kryesuesit Zogaj, suksese në punën e tij, gjithashtu, znj. Burdett u shpreh e kënaqur me partneritetin dhe bashkëpunimin e ofruar nga KGjK dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar edhe më tutje, duke siguruar përkrahjen e programit të USIAD-it.
Ne javët ne vazhdim USAID dhe Kryesuesi i Këshillit, Zogaj, do të mbajnë një takim formal që do t’i diskutojnë në detaje aktivitetet dhe mbështetjen e USAID-it në fushat specifike.