Kryesuesi i KGjK-së, Zogaj, vizitoi Gjykatën Kushtetuese

Kryesuesi  i KGjK-së, Zogaj,  vizitoi Gjykatën Kushtetuese

Prishtinë, 15.07.2021 – Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, ka vizituar sot Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Gresa Caka – Nimani, ku në mënyrë reciproke uruan njeri tjetrin në përmbushjen e detyrave në postet e tyre të reja.

Në fokusin e këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit u përqendruan në diskutim rreth sfidave të sistemit gjyqësor të Kosovës, si dhe objektivat e përbashkëta për forcimin dhe mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë.

Të dy palët u pajtuan për nevojën e kultivimit të mëtutjeshëm të raporteve të mira të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese, si dhe për mundësitë e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta profesionale ndërmjet gjykatave të rregullta dhe asaj Kushtetuese.