Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetarin e KQZ-së z.Kreshnik Radoniqi

Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetarin e  KQZ-së z.Kreshnik Radoniqi

Prishtinë, 14.07.2021 – Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, priti në takim Kryetarin e Komisionit Zgjedhor Qendror (KQZ), z.Kreshnik Radoniqi, i cili e uroi Kryesuesin për punën e re duke i uruar punë të mbarë në drejtimin e institucionit më të rëndësishëm për sistemin gjyqësor në vend.

Nga ana tjetër, Kryesuesi Zogaj e njoftoi atë lidhur me prioritet që ka për sistemin gjyqësor me qëllim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. ‘’Jam i përkushtuar të mbështesë KQZ në detyrat dhe përmbushjet e misionit që ka ky institucion për demokracinë në vendin tonë me qëllim që të rrisim besueshmërinë në proceset zgjedhore.’’ – tha mes tjerash Zogaj.

Kryetari Radoniqi, duke e falënderuar KGjK, për mbështetjen e gjertanishme në këto procese zgjedhore tha se, ‘’Po  shpresoj që bashkërisht do t’ju mundësojmë qytetarëve të votojnë të lirë e të qetë duke respektuar parimet demokratike’’.

Në fund të takimit, Kryesuesi Zogaj dhe Kryetari Radoniqi, theksuan se mbetën të përkushtuar në bashkërendimin e aktiviteteve si dhe shprehën gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.