Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës z.Enver Peci

Kryesuesi Zogaj priti në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës z.Enver Peci

Prishtinë, 14.07.2021 – Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj, priti në takim Kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, z. Enver Peci, me ç’rast i uroi pozitën e re në KGjK-së.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet në fushën e gjyqësorit me theks të veçantë për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballet sistemi gjyqësor.
Kryesuesi Zogaj, e njoftoi Kryetarin Peci për prioritetet dhe angazhimet e tij për të dhënë kontributin e nevojshëm në avancimin e sistemit gjyqësor duke kërkuar edhe më tuje mbështetje me qëllim të realizimit të synimeve strategjike në sistemin e drejtësisë.
Nga ana tjetër, Kryetari Peci ka theksuar se ofron mbështetje për të gjitha proceset e rëndësishme që do të zhvillohen në sistemin gjyqësor, në mënyrë që së bashku të arrihet çuarja përpara e sundimit të ligjit në Kosovë.