Kryesuesi Zogaj vizitoi Gjykatën Themelore të Prishtinës

Kryesuesi Zogaj vizitoi Gjykatën Themelore të Prishtinës

Prishtinë, 14.07.2021 – Kryesuesi i Këshilli Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Albert Zogaj i shoqëruar nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, z.Enver Peci, kanë vizituar Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku janë pritur nga Kryetarja e kësaj Gjykate, znj. Albina Shabani-Rama.

Gjatë kësaj vizite, Kryesuesi Zogaj dhe Kryetari Peci, u njoftuan nga Kryetarja Shabani-Rama, me organizimin, punët, angazhimet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo gjykatë.

Kryetarja Shabani-Rama, ka potencuar se prioritetet e saj do të jenë angazhimi për një gjykatë të pavarur, efikase, transparence dhe llogaridhënëse.

Ndërkaq, Kryesuesi Zogaj, ka theksuar se do të jetë në shërbim të plotë për të ofruar mbështetjen e Këshillit Gjyqësor, me qëllim që kjo gjykatë t’i arrijnë objektivat e veta, si dhe të kenë efikasitet më të madh në kryerjen e lëndëve,  punëve, objektivave duke pasur parasysh dinamikën që ka kjo gjykatë.