KGjK organizon punëtorinë për finalizimin e Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar

KGjK organizon punëtorinë për finalizimin e Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar

Prishtinë, 18.06.2021 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës sot ka organizuar punëtorinë për finalizimin e Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky plan ka për qëllim rritjen e efikasitetit dhe efiçencës se gjyqësorit në trajtimin e lëndëve korrupsionit dhe krimi të organizuar. Në këtë plan janë përcaktuar objektivat dhe veprimet që gjyqësori së bashku me të gjitha trupat e saja do t’i ndërrmarin për të përmirësuar efikasitetin në zgjidhjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pas finalizimit, Plani Strategjik do të miratohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Përveç gjyqtarëve të departamentit special dhe gjyqtarëve të krimeve të rënda nga gjykatat e ndryshme të Kosovës, në punëtori morrën pjesë përfaqësues nga zyra BE-së në Kosovë, Ambasada Britanike në Kosovë, programi JAK/ USAID, misioni i OSCE dhe shoqërisë civile.