Ka vazhduar procesi i votimit edhe sot për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Ka vazhduar procesi i votimit edhe sot për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të  Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 09.06.2021 – Ka vazhduar procesi i votimit edhe sot për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJjK) edhe në Gjykatën Themelore në Prizren dhe Gjykatën Themelore në Pejë.

Në Gjykatën Themelore në Prizren, gjyqtari Fidan Hoxha, Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal mori votat e duhura nga kolegët e tij si kandidatë për anëtarë të KGjK-së.

Nga radhët e Gjykatës Themelore në Pejë, kandidatë për anëtarë të KGjK, me shumicë votash është zgjedhur gjyqtari, Veton Ademaj-Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Civil.

Procesi i votimit të kandidatëve për anëtarë të KGjK-së, do të vazhdojë, nesër në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe Gjakovë.